Celine Dion ka zgjedhur ta kujtojë me një foto me duart e bashkuara babain e fëmijëve të saj, Rene Angelil i cili u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare në vitin 2016 si pasojë se kancerit.
“Rene kanë kaluar thuajse 5 vite dhe nuk ka një ditë që nuk kemi menduar për ty. Po të kërkojmë më shumë se kurrë të na mbrosh, të na drejtosh dhe të shohësh mbi ne. Dhe lutemi që të ndriçosh me dashurinë tënde kudo në botë, për të gjithë ata që kanë një moment të vështirë dhe po përballen me kohë të vështira. Je në zemrën dhe jetën tonë përgjithmonë. Të duam, Celine, Rene Charles, Nelson dhe Eddy”, ka shkruar Celine në postimin e saj.
Që prej humbjes së bashkëshortit këngëtarja i ka dedikuar shpesh fjalë prekëse atij, duke pohuar se i mungon shumë./revistawho.com








