Futbollisti Granit Xhaka do bëhet baba për të dytën herë dhe lajmin e ka bërë publik para pak minutash. Me anë të një fotoje të ëmbël familjare, ai tregoi emocionin e lajmit të bukur. “Familja jonë po bëhet më e madhe. Mezi presim të të takojmë”, ka shkruar Graniti.

Nga foto e publikuar duket qartë që lajmi është mbajtur i fshehtë për disa muaj. Ende nuk janë zbuluar detaje të tjera për fëmijën që do vijë në jetë, por së shpejti mbase do marrim vesh më shumë. Leonita dhe Graniti janë prindër edhe të një vajze që erdhi në jetë në vitin 2019./revistawho.com








