Një histori dashurie si ajo e Agnesës me Valdrinin i ka kuriozuar përherë të gjithë, sepse dyshja duken jo vetëm shumë të lumtur me njëri-tjetrin, por dhe se e shijojnë çdo moment në maksimum.
Ajo dhe Anxhelina kanë ndarë momente të ndryshme me miqtë e familjarët, e përherë të shoqëruar nga njerëzit më të dashur të tyre, në pushimet e verës apo dimrit.
Megjithatë ndjekësit janë berë kureshtarë se pse Agnesa nuk ndan më foto në rrjetet sociale me vajzën e saj 5-vjeçare. “Kam postuar disa herë, po si mamat me fiksime më duket sikur mi bin mësysh”, ka shkruar Agnesa.
Më tej ajo ka treguar se ka gati 2 vite që po jeton historinë e dashurisë me Valdrinin, me të cilin nuk e fsheh mundësinë e zgjerimit të familjes me një fëmijë tjetër.
“Jam 1.75 dhe për momentin jam pak mbi peshë 70 kg. Sigurisht që mendoj dhe për një fëmijë tjetër”, ka shkruar Hadërgjonaj, teksa ka treguar se tanimë është 30 vjeç dhe nënë për herë të parë është bërë në moshën 25-vjeçare.
Kujtojmë se jo më larg se disa ditë më parë, Agnesa udhëtoi drejt Dubait me të dashurin e saj dhe Anxhelinën duke e pritur mes fishekzjarreve e restoranteve luksoze vitin 2021./revistawho.com











