Si rrallëherë, Bora Zemani ka reaguar lidhur me një situatë të trajtuar mbrëmjen e kaluar në ‘Përputhen Prime’, ku një prej vajzave, Lediana ka kërkuar të fiken kamerat. Moderatorja ka ndarë një reagim dhe qëndrim të gjatë në llogarinë e saj, duke sqaruar disa detaje nga fromati që drejton.
“Ky është program shumë i vështirë! Ndoshta më i vështiri dhe të jesh i qetë, ndonjëherë nuk bëhet aq kollaj. Unë ngre zërin dhe revoltohem kur hidhen akuza të rënda. Kundrejt produksionit dhe konkurentëve të “Për’Puthen”! Suksesi i këtij programi është i padiskutuar prej të gjithëve ne. Produksioni me një punë të shkëlqyer e të pa lodhur, dhe konkurentët që e kanë dhënë veten pa rezerva duke u zhveshur përpara miliona syve çdo ditë. Shikueshmëria e këtij programi është meritë e këtyre dy elementëve ndaj nuk do lejoja kurrë të cënoheshin. Ky program është MERITE dhe KOSTO e të gjithëve ne. Olsa, Arjani, unë, konkurentët…marrim komplimenta dhe kritika, dashuri dhe ofendime, kënaqësi dhe stres çdo ditë. Eshtë e padrejtë që këtë majë ta arrijnë këta njerëz që përmenda më lart dhe dikush të vij vetëm për përfitimet që jep ky program. Do kisha mbështetje maksimale për dikë që ka kompleks në jetë, qoftë edhe një përqafim, por në këtë program nuk mund të bësh “sikur e ke problem” kur në fakt është diçka normale për ty “jashtë kamerave”. Ndaj të thuash ishte pabesi ndezja e kamerave në një program REALITY, (ku një nga pikat më të rëndësishme të kontratës që firmosin të gjith protagonistët është fakti që ata xhirohen gjatë gjithë kohës dhe pamjet transmetohen kurdo për të qënë transparent me publikun) kjo është shumë! Gjithsesi i kërkoj ndjesë gjithë atyre që me të drejtë janë bezdisur nga tonet e larta. Unë dua që Ledjana të vazhdojë të jetë në program, nëse vetë ajo e ndjen se mund të jetë pa filtra dhe ti tregoj publikut se kush është ajo në të vërtetë. Sepse jam shumë e sigurt që është shumë më simpatike…fundja ndaj u përzgjodh nga ne ? B.Z”, ka shkruar Bora në llogarinë e saj, duke etiketuar në postim edhe autoren, Olsa Muhameti dhe opinionistin Arjan Konomi.
Zemani ka theksuar se cdo gjë që ndodh në program është e vërtetë dhe se gjërat shfaqen pa u modifkuar, duke mos dakortësuar kështu me dëshirën e Ledianës për të prerë një moment përqafimi me Mevlanin, apo fikjen e kamerave./revistawho.com









