Komediani Julian Deda ka kritikuar shfaqjen e regjisores, Elma Doresi. Doresi prej më shumë se një muajsh ka venë në skenën e Teatrit Kombëtar, veprën e Shekspirit “Zbutja e Kryeneçes”. e cila sot ka marrë kritika nga aktori Julian Deda. Ja çfarë shkruan ai në një status në Facebook:
“Sot në Teatrin Kombëtar..!
Nuk e dija që “Zbutja e kryeneçes” na qenka kllounatë, sot e mësova.
Përfundimisht platformat regjisoriale duhen filtruar mirë, sepse aktorët (jo të gjithë) nuk mund të luajnë çdo lloj lajthitje dhe mbi të gjitha skena e këtij teatri duhet respektuar më shumë”…