Diellin e ditës së tretë të muajit shkurt, Bieta dhe Albani kanë zgjedhur ta shijojnë bashkë në liqenin artificial të Tiranës, duke luftuar në çdo lloj mënyre virusin ‘Covid-19’.
“Sy për sy e dhëmb për dhëmb me Covidin. Ai do mushkritë, ne i japim oksigjen dhe diell”, ka shkruar moderatorja krah fotove ku duket se ka shijuar shëtitjen më të bukur me Albanin.
Më tej ajo ka shtuar: “Më vjen kaq mirë që shoh shumë njerëz që dalin e kujdesen për veten e tyre. Me distancën e nevojshme, ama në ajër të pastër”.
Mesazhi është i qartë, veproni dhe ju njëjtë si çifti: Ajër i pastër, distancë dhe gjithë masat e nevojshme për të luftuar këtë periudhë pandemie që vazhdon./revistawho.com