Dashi – Sot do ndiheni mirë dhe do keni kontroll ndaj kundërshtarëve. Paratë që kishin ngecur do vinë drejt jush. Do merrni përgjegjësi të reja në punë nga të cilat do të përfitoni.
Demi – Sot do jeni të zënë duke u marrë me fëmijët. Me mençuri do arrini të sheshoni mosmarrëveshjet. Mund të planifikoni karrierën tuaj.
Binjakët – Sot do ndiheni paksa të zhgënjyer në punë. Mund të keni humbje në çështje pronash dhe këshillohet të shtyni për më vonë investimet.
Gaforrja – Sot do ndiheni të fortë dhe do merrni disa vendime të vështira në punë. Kontaktet me njerëz do t’ju ndihmojnë në të ardhmen në punë. Mosmarrëveshjet me të afërmit do zgjidhen.
Luani – Sot do jeni të zënë duke u marrë me familjen dhe fëmijët. Mund të shpenzoni para për shtëpinë ose do planifikoni një udhëtim të shkurtër.
Virgjëresha – Sot do bëni plane të shkëlqyera dhe do i vini në zbatim. Këshillohet të mos nxitoheni ose mund të bëni gabime. Lexoni dokumentat para se të firmosni.
Peshorja – Sot mund të ndiheni në ankth dhe të lodhur. Nuk do të jeni të fokusuar dhe mund të harxhoni kohën me gjëra të parëndësishme. Këshillohet të mos shpenzoni për gjëra pa vlerë.
Akrepi – Sot nuk do të jeni të fokusuar në punë por do ta kontrolloni këtë situatë. Do e mbaroni me lehtësi një projekt. Të ardhurat mund të rriten dhe humbjet do kthehen në fitim.
Shigjetari – Sot biznesi juaj do ecë mirë. Do takoni një person me influencë që do t’ju ndhmojë të rrisni biznesin. Në punë mund të prisni një rritje në detyrë.
Bricjapi – Sot do jeni të lumtur dhe të qetë. Mund të bëni bamirësi dhe mund të planifikoni një udhëtim.
Ujori – Sot do ndiheni paksa të lodhur dhe kjo do ndikojë në ditën tuaj. Do jeni të ndjeshëm dhe emocional. Këshillohet të mos nxitoni kur ngisni makinën.
Peshqit – Sot do ndiheni të lumtur dhe do i vini në ndihmë njerëzve në nevojë. Do pranoni gabimet dhe marrëdhënia me partnerin do rregullohet.