Mafia malteze ka drejtuar biznesin e seksit gjatë këtij mijëvjeçari në qytezën e Sohos në Britani të Madhe dhe vitet e fundit është detyruar që të largohet nga mafia shqiptare. Kështu rrëfen në librin e tij autori Ben Judah, i cili shkruan “Luftërat e Ballkanit sollën të paktën 30 mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në Londër”. Shqiptarët, thotë autori, filluan të merrnin drejtimin e biznesit të seksit që drejtohej nga maltezët në Soho, një mafia e vjetër. Ata pushtuan Sohon, thotë Judah dhe tregon se si mafiozët e Maltës u gjunjëzuan përpara shqiptarëve. “Maltezi i parë u rrëzua në gjunjë kur një shqiptar i vendosi armën në kokë. Ai hoqi dorë nga biznesi i bordellove dhe pranoi kushtet e shqiptarit, por tani këta të fundit kishin nevojë për vajza më të mira dhe më të lira. Shqiptarët blenë një kamion dhe shkuan në Moldavi. Ata udhëtuan nëpër fshatra dhe u premtuan vajzave aty se do t’i ofronin punë në fushën e modelimit. Më pas i përdhunuan dhe i trafikuan. Kjo është se si shqiptarët shkatërruan maltezët”, shpjegon autori. Por, kjo nuk mbaron me kaq. Shqiptarët morën nën zotërim edhe parkingjet në këtë zonë dhe i bërë me pagesë. Ata korruptuan edhe një polic rrugor në qytezën Soho për të nxjerrë fitime nga parkingjet me pagesë. Në këtë mënyrë lulëzoi mafia shqiptare në këtë zonë të Britanisë së Madhe, duke marrë trafikuar shumë vajza dhe morën nën kontroll bordellot që i përkisnin mafies malteze për shumë vite. /Syri.net