Nëse keni menduar se Tea dhe Bearti kanë festuar ditën e të dashuruarëve atëherë e keni gabim, pasi dyshja e ka ‘Shën Valentin’ çdo ditë. Këtë fakt e ka treguar vetë Tea me një video në ‘Instastory’ ku shfaqet dora e Beartit që i shërben verë, teksa shijojnë bashkë një darkë shumë romantike me petale trëndafilash të kuq. Ndonëse komentet për historinë e tyre të dashurisë nuk kanë munguar, duket se Tea ka mundur të gjejë bilancin e për t’i shijuar të gjitha i ka futur dhe një gotë verë nga pas. Si ishte ajo shprehja: “Çudia më e madhe 3 ditë zgjat”? E Teas dhe Beartit zgjati ca më shumë, po jo aq sa për mos ta lënë dyshen të shijojnë lidhjen e tyre bashkë./revistawho.com