Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Paolo Maldini flet pas humbjes së babait

04/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Paolo Maldini flet pas humbjes së babait

Ditën e djeshme futbolli italian ka qenë në zi sepse ka humbur një nga legjendat më të mëdha, Cesare Maldinin. E sigurisht një nga njerëzit që e ka përjetuar më keq është djali i tij, Paolo Maldini. Ai ka shkruar disa rreshta për të, duke gjetur ngushëllim tek kujtimet. Ja çfarë thotë:  “Jam rritur me mitin e babait tim Cesare. Ditën që debutova në ekipin e parë të Milanit më tha:





Të lumtë bir, sot ke bërë vetëm hapin e parë. Por, të uroj të fitosh më shumë sesa mua dhe, të paktën një herë në jetën tënde të ngresh, ashtu si unë, një Kupë Kampionësh si kapiten skuadre, sepse është një nga ndjenjat më të papërshkrueshme.

Nga ajo ditë kërkova gjithnjë e në vazhdimësi vetëm të përmirësohesha, sa më shumë të ishte e mundur, për t’u bërë kapiten i Milanit tim. Kur ngrita trofeun e Championsit, me shiritin e kapitenit në krah, në Manchester, m’u kujtua menjëherë babai. Me të përfunduar ndeshja mora celularin dhe pashë shumë telefonata të humbura, mes të cilave të sime shoqeje, si dhe disa mesazhe komplimentesh. Mes tyre, i pari ishte i babait tim. E hapa me kërshëri të madhe për ta lexuar se çfarë kishte shkruar:


Paolo, jam krenar për ty! Babi.

Nuk më kishte bërë kurrë një kompliment, sepse i tillë ishte ai njeri. E vetmja gjë që më erdhi në mendje ishte, nëse babai humbi 2 minuta nga jeta e tij për të më shkruar këtë mesazh, kjo do të thotë se kam bërë me të vërtetë diçka të rëndësishme. E gjithë skuadra ishte duke festuar, por në atë moment më turbullonte mendjen e gjithë karriera ime. I lashë shokët e skuadrës dhe qëndrova i ulur për pak minuta duke e lexuar dhe rilexuar pikërisht atë mesazh.

Kisha realizuar ëndrrën e babait tim, atë që të ngrija trofeun e Championsit si kapiten, pikërisht siç kishte bërë ai. Ai ka qenë gjithnjë shembulli të cilin kam ndjekur. Ishte miti im dhe do të vazhdojë të jetë…përgjithmonë. Nëse u bëra dikushi që jam sot, merita kryesore është e gjitha e atij”.

Tags: cesare maldiniPaolo maldini
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Njihuni me artistin kosovar që grimohet si femër (FOTO)

Njihuni me artistin kosovar që grimohet si femër (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera