Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Sporti në zi, ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Dinamos, vëllai binjak i Ema Andreas! 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

14 këshilla për pastrimin e detajuar të shtëpisë këtë fillim pranvere

06/03/2021
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
14 këshilla për pastrimin e detajuar të shtëpisë këtë fillim pranvere

Pandemia na ndryshoi ndër të tjera mënyrën se si e shohim pastrimin e shtëpisë. Që prej fillimit të saj, të gjithë po pastrojmë më shumë, për faktin se jemi më gjatë në shtëpi dhe kemi më shumë kohë, por edhe nga frika e virusit. Me ardhjen e pranverës, në shumë familje është i përhapur edhe zakoni i pastrimit të shtëpisë me më shumë vëmendje si një mënyrë për të nxjerrë energjinë e keqe, por edhe si traditë e familjeve për një fillim të mbarë për stinën e luleve dhe gjelbërimit.





Ne do ju tregojmë më tej 14 këshilla që duhet t’i keni parasysh kur të vendosni të bëni pastrimin e pranverës:

Ajërosni batanijet, jorganët, mbulesat e divanëve, pra çdo gjë që nuk lahet shpesh, por ka nevojë për pastrim. Kështu do largoni mundësinë për alergji.


Lani ndërresat e shtratit. Këtu nuk e kemi fjalën për çarçafaët që me siguri i ndërroni shpesh, por kllëfët e dyshekut. Lajini me 60 ose 90 gradë që të vrisni alergjentët e dëmshëm.

Lani ose zëvendësoni jastëkët me të rinj. Aty mblidhen baktere të shumta dhe vetëm larja e rregullt mund t’iu shpëtojë prej tyre.

Hiqni pluhrat nga majat e parritshme të dollapëve ose kuzhinës. Megjithëse nuk i kap syri, ato zona mbledhin shumë pluhur dhe duhen pastruar. Lecka me detergjent ose fshesa me korent janë dy zgjidhje të mira.

Pastroni brenda dollapeve, pasi edhe aty ka pluhur. Një leckë e lagur dhe detergjent do ua lehtësojë shumë punën. Por mos harroni ta thani mirë vendin.

Pastrojeni pluhurin nga çdo sipërfaqe. Mënyra më e mirë për ta ndriçuar shtëpinë është të kaloni një leckë ise fshesën e korentit në çdo cep të shtëpisë.

Për pastrimin e shtëpisë ka një rend specifik dhe kryesori ndër ta është: Mos pastroni me fshesë pa mbaruar me pastrimin e pluhurave në gjithë shtëpinë.

Bëni vakum edhe aty ku nuk ecni. Pluhuri është kudo, kështu që për ta kapur do të duhet të lëvizni mobiljet dhe të kaloni fshesën në vende të vështira për t’u arritur.

Pastroni me fshesë korenti edhe divanët. Tek to mblidhen merimanga dhe shumë baktere të tjera.

Lani perdet. Megjithëse nuk e shikoni me sy të lirë, perdet mbledhin shumë pluhur.

Lani muret me detergjent ose fshesë korenti. Edhe aty mblidhen pluhura.

Pastroni ambazhurët dhe llambat. Pluhuri fshihet edhe aty.

Zbrazni frigoriferin dhe  pastrojen i mirë nga brenda. Këtë pastrim në fakt duhet ta bëni rutinë.

Pastroni dollpaët dhe sirtarët në dhomën e gjumit. Pluhuri grumbullohet edhe mes rrobave./revistawho.com

 

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
Next Post
7 mënyra të thjeshta se si të zbusësh raportin me ish-in tënd

7 mënyra të thjeshta se si të zbusësh raportin me ish-in tënd








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera