Ylli i kinematografisë George Clooney ishte disa kohë më parë në kopertinën e prestigjiozes amerikane “Hello”, në intervistën e së cilës tregonte sekretin e një martese të lumtur. Mirëpo është gjithçka një sajesë. Aktori ka zbuluar për “The Guardian” se nuk ka dhënë kurre një intervistë për revistën në fjalë. “Nuk kam dhënë kurrë një intervistë për “Hello”. Deklaratat e vëna në gojën time janë krejtësisht false. Me ka ndodhur disa here që të më kenë keqinterpretuar, por një intervistë ekskluzive krejtësisht e sajuar është diçka e re. Një tendencë që më shqetëson shumë”, ka thënë me ironi aktori.