Depresioni është një çrregullim i humorit që ka prekur më shumë se 17 milionë njerëz vetëm në shtetet e bashkuara të Amerikës. Çrregullimet depresive kurohen nëpërmjet medikamenteve dhe psikoterapisë. Megjithatë ndryshimi i mënyrës së jetesës apo dietës dhe përdorimi i disa suplementeve mund të ndihmojë dhe t’i lehtësojë ato.
Në këtë artikull do ju zbulojmë disa prej këtyre suplementeve që mund të ndihmojnë personat që vuajnë nga depresioni apo format e tjera të tij si ankthi, paniku etj:
1- Pilulat omega 3
Një studim i bërë në vitin 2020 ku morën pjesë 638 femra, doli në përfundimin se këto yndyrna esenciale lehtësuan simptomat e depresionit në gratë shtatzëna.
2- Vitamina D
Vitamina D mund të luftojë depresionin nëpërmjet disa mekanizmave duke përfshirë uljen e inflamacionit, rregullimin e humorit si dhe mbrojtjen ndaj mosfunksionit neurokognitiv.
3- Vitamina B
Kjo vitaminë luan rol të rëndësishëm në funksionimin neurologjik. Ajo është e nevojshme për prodhimin serotoninës dhe dopaminës.
4- Zinku
Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për shëndetin e trurit të njeriut. Defiçenca e këtij minerali lidhet ngushtë me rrezikun e prekjes nga depresioni.
5- Magnezium
Një studim në të cilin morën pjesë 126 individë me depresion zbuloi se përdorimi i 248 mg magnezium çdo ditë për rreth 6 javë përmirësoi dhe lehtësoi masivisht simptomat e kësaj sëmundjeje.
Burimi: Healthline








