Ditën e djeshme Ermal Mamaqi ka festuar ditëlindjen mes miqsh, kolegësh e njerëzve më të dashur. Ndonëse është e vështirë ta surprizosh Ermalin, Ami ia ka dalë më së miri ta befasojë në këtë ditëlindje dhe këtë e ka treguar me një video në llogarinë e saj.
“Per ty qe ke ndriçuar si yll jeten time @ermalmamaqiofficial ❤?Gezuaaaaar Ditëlindjen!!!?
Edhe pse eshte shume veshtire te surprizosh nje njeri si ty, ja dola te mos me parashikoje kte here! Te dua shume”, ka shkruar Toska krah urimit.

Edhe mikesha e tij e ngushtë, Elvana nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla në ditëlindjen e Ermalit.
“Gëzuam të gjithë bashkë në ditëlindjen tënde të 23-të. Çfarë bekimi, frymëzimi dhe rol model je. Kaq krenare për ty”, ka shkruar Elvana në një foto me Ermalin./revistawho.com









