Në një interviste të dhënë në tetor të vitit 2015, Jurgen Kurti, i akuzuar për vrasjen e babait, flet si biznesmen i ri. Kurti tregon se ka nisur biznesin e parë kur ishte adoleshent me ndihmën e prindërve. 23-vjeçari tregon se merret me biznesin e pijeve alkoolike. Për marrëdhënien me punonjësit, ai thotë se, i ka të mira dhe me të vetmen femër që ka në kompani. I pyetur nga gazetarja e “Channel One”, nëse mendon se e ka përkëdhelur fati, ai përgjigjet: Pjesërisht po, por nëse nuk e ndihmon dhe ti fatin besoj se do të braktisi.” Për marrëdhënien me paranë, ai thotë se ajo ka të bëjë shumë me lumturinë e tij. (Panorama)