Të depilohesh me brisk është mënyra më e lehtë dhe pa dhimbje që kemi aktualisht në funksion të vetes. Sigurisht kemi edhe depilimin me dyll apo me makinë, por ato nuk i durojnë dot të gjithë, ndërsa depilimi me lazer do shumë përkushtim dhe kushton goxha.
Nëse vazhdoni t’i qëndoni besnike briskut si metodë e thjeshtë, ne ju këshillojmë të tregoni kujdes me lëkurën pas depilimit që pikat e krijuara në lëkurë të mos kthehen në problem. Ju sugjerojmë që të mos bëni scrub për trupin pasi jeni depiluar, por para. Gjithashtu pas depilimit zgjidhni krem qetësues dhe mos e lani lëkurën. Jepini kohë të qetësohet, mundësisht gjithë natën. Kremrat me përmbajtje hydrocortisoni janë zgjedhja më efektive./revistawho.com







