Helikopteri EC 145 është rrëzuar para pak minutash në Liqenin e Shkodrës, pranë fshatit Grizhë. Ky helikopter është blerë së fundmi nga Franca në shërbim të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, bashke me tre helikopterë të tjerë.
Nuk dihen qartë se cilat kanë qënë shkaqet që kanë sjellë rënien e tij por një ndër alternativat mbetet përplasja në tokë gjatë uljes së emergjencës.
Mësohet se në helikopter kanë qënë prezentë tre personanga të cilët një ka dalë dhe është në spital, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim nga polumbarët.