Në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, ku njerëzit do të duhet të votojnë për të zgjedhur drejtuesin e mandatit të ardhshëm të qeverisë, risia e fundit është identifikimi elektronik.
Për të mundësuar transparencë zgjedhore, për herë të parë në Shqipëri do të aplikohet identifikimi elektronik me anë të një pajisjeje që garanton votim të sigurt, duke eliminuar krejtësisht shkeljet që mund të hasen në qendrat e votimit, që janë jo pak të dëgjuara vitet e mëparshme, duke i dyzuar kështu njerëzit për vërtetësinë e vendimit që kanë marrë duke votuar.
Identifikimi elektronik ka si synim kryesor përshpejtimin e procesit të numërimit të votave, për t’i njohur të gjithë sa më shpejt me verdiktin e qytetarëve shqiptarë.
Pajisja e kompanisë lider “Smartmatic”, ka marrë pjesë në zgjedhjet e 5 kontinenteve, duke regjistruar 5 bilionë votues, me eficencë të plotë, pa paraqitur asnjë gabim. Në Shqipëri, zbatohet si një risi teknologjike, e cila i bashkohet punës së komisionerëve në çdo qendër votimi dhe ofron një ndihmë esenciale në procesin e votimit, duke i bërë këto zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në këtë mënyrë data 25 prill do të sjellë ndryshe nga çdo vit tjetër siguri dhe vërtetësi për votën e qytetarëve, të cilët përmes identifikimit elektronik do të shenjojnë në zgjedhjen e tyre./revistawho.com







