Gjykata e Tiranës liron nga qelia dhe lë në arrest shtëpie Jurgen Kurtin, 23 vjeçarin që akuzohet për vrasjen e të atit Artur Kurti të ndodhur më 4 prill 2016. Mbrëmjen e 4 prillit pas një krimit të ndodhur në banesë, mbeti i vrarë Artur Kurti 50 vjeç, ndërkohë që u vendosën në pranga djali i tij Jurgeni dhe kunati i viktimës Leonard Ristani. Pasi u mor në pyetje mësohet se Leonard Ristani, kishte marrë përsipër autorësinë e vrasjes. Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të marrë masën e arrestit dhe për Leonard Ristanin.