Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rrëfimi prekës i babait të pilotit: Fjalët e fundit me Florin…

07/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Rrëfimi prekës i babait të pilotit: Fjalët e fundit me Florin…

Për herë të fundit e pashë në orën 7:15, kur e përcolla nga shtëpia dhe i urova rrugë të mbarë. Por ai nuk u kthye më në shtëpi, më preu krahët”, tregon mes lotësh Jahe Deliaj, babai i pilotit Florjan Deliaj, i cili mbeti i vrarë gjatë aksidentit të së mërkurës, ku një helikopter tip “EC 145”, me numër bordi 637, u rrëzua në liqenin e Shkodrës. Në banesën e kapitenit 43­vjeçar ishin hapur dyert e mortit. Miq, familjarë dhe kolegë nuk gjenin fjalë për të përshkruar dhimbjen për humbjen e të dashurit të tyre tashmë “Dëshmor i Atdheut”. Babai i tij, Jahe Deliaj na tregon momentet e fundit me të birin dhe bisedat rreth
fluturimit, i cili rezultoi i fundit për të.
Djali juaj, Florian Deliaj humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter në Shkodër…
Lajmin e mora përmes televizionit “News 24”. Në fillim nuk u dhanë emra. U shqetësova… Edhe po të mos ishte djali im, do të qenë shokët e djalit tim, të cilët pothuajse të gjithë i njihja. Kur lexova emrin e djalit tim dhe të shokut të tij, më pushtoi një dhimbje që mund ta imagjinoni. Ai ishte i përkushtuar ndaj profesionit të tij, e kishte pasion. E njihte mirë profesionin. Këtë nuk e them vetëm unë, por edhe shokët e tij dhe eprorët, të cilët kanë ardhur edhe në shtëpi t’i japin nderimet e fundit. Ka bërë shumë kualifikime për fluturim, së fundi ka bërë edhe për këtë tip helikopteri, i cili i mori jetën. Ka qenë në shumë vende të Europës për specializim. Ka më shumë se 12 vite që fluturon rregullisht.





Që ku është diplomuar në vitin 1998 në shkollën “Skënderbej” dhe derisa ndërroi jetë, ka qenë gjithmonë në marrëdhënie me Forcat Ajrore. Bëri vetëm 5 vite shkëputje, që emigroi në Angli, dhe më pas iu rikthye profesionit. E dashuronte atë punë; ishte i dhënë pas karrierës, jo pas parasë. Stërvitej çdo ditë në palestër për të qenë në formë. Mbaj mend që një herë kemi folur për incidentet që mund të ndodhin në fluturim dhe më pati thënë se rrëzimi mbi ujë është shumë herë më i fortë se rrëzimi mbi tokë pasi nuk ka amortizim. Kur mora lajmin, kjo bisedë m’u kujtua.

Keni mësuar ndonjë detaj si ndodhi?


Nuk i dimë rrethanat si ndodhi aksidenti. Kemi besim se gjithçka do të zbardhet. Por ai s’vjen më… S’më mbetet gjë tjetër vetëm t’i jap kurajë vetes e të bëhem i fortë. U uroj të tjerëve, kolegëve të tim biri të ecin në gjurmët e tij të punës, por të mos kenë fatin e jetës së tij. Djali im iku shpejt, vetëm 43 vjeç. La pas 3 vajza të vogla, bashkëshorten mësuese, dhe mua më preu krahët. Më thanë se sot Florjani është nisur nga shtëpia për të shkuar në shërbim… Çdo ditë nga shtëpia nisej. Bënte përgatitjet e veta për fluturim. Mbrëmë rastësisht e pyeta për punën, sepse zakonisht nuk e pyes. I thashë, ‘nesër keni fluturim?’. ‘Po, – më tha, – do të ikim në veri’. Doli në mëngjes dhe nuk u kthye pasdite, rreth orës 16:00,
siç kthehej çdo ditë.

E mban mend komunikimin e fundit me Florjanin?

Komunikimin e fundit me të e kam pasur në orën 7:15 të ditës së mërkurë, kur e përcolla nga shtëpia dhe i urova rrugë të mbarë. Kaq. Kështu ishte fati i tij. Ai e mbylli me nder jetën e tij, por ne na la me një dhimbje të madhe.

Intervistoi Doriana Bezat, NEWS24

Tags: babai i pilotitrrefim prekesrrezimi i helikopterit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
Next Post
Cozman i shoqëruar nga femra të tjera pas ndarjes nga Tuna (FOTO)

Cozman i shoqëruar nga femra të tjera pas ndarjes nga Tuna (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera