Selin, Merve dhe Ajda kapen mat nga Jëlldërëm dhe futen në telashe të mëdha. Jëlldërëm njofton policinë duke i akuzuar vajzat për vjedhje. Demir shokohet kur e mëson këtë por i del në mbrojtje vajzave. Selin fillon të bëhet xheloze për Demirin kur ky i fundit del për drekë me Alarën. Selin futet fshehtas në restorantin ku ata drekojnë duke u veshur si kamariere dhe dëgjon bisedën e tyre. Selin futet sërish në telashe. Ajo kërkon dorëheqjen dhe merr fajin përsipër për çështjen e Jëlldërëmit.