Se kur do të kthehet në ekran as vetë Ami nuk është e sigurt, ama e di mirë se nuk do e bëjë këtë për të mbushur oraret.
E pyetur së fundmi se kur do e shohin në ekran, Ami ka thënë: “Televizioni është një dashuri që afrohet dhe largohet herë pas here sipas planeve të tjera në jetë. Do jem pjesë e tij nëse do kem diçka që t’ju kënaqë vërtetë, jo për të mbushur oraret”.
Amarda nuk i ka shpëtuar as pyetjes nëse do e falte tradhëtinë, edhe pse këtë përgjigje nuk e proceson dot ende.
“S’jam akoma gati ta përpunoj në tru si përgjigje. Nuk besoj”, ka shkruar ajo shoqëruar me disa të qeshura./revistawho.com









