Pas ardhjes në jetë të më të voglës së familjes, Fero ka zbuluar me portretin e plotë të familjes edhe emrin e vajzës.
“Faleminderit Allah. Princeshë Nina, kënga më e mirë që kam realizuar ndonjëherë”, ka shkruar Fero duke lënë të kuptohet se vajza është kompozimi më i bukur i frytit të dashurisë së tij dhe Arbenitës.
Dyshja e pranoi lajmin e pritjes së ëmbël në muajt e fundit, ndërsa për një kohë të gjatë, modelja vendosi të largohet nga rrjetet sociale./revistawho.com









