Me një foto nga festa, Elita Rudi i ka prezantuar të gjithëve familjen e saj, mamin dhe babin që kanë festuar 50-të dhe 60-të vjetorin.
“Babi dhe mami. Ju më mbushni shpirtin me lumturi, me përkujdesjen tuaj, dashurinë tuaj, dhe me interesimin kundrejt gjithçkaje që lidhet me mua. Tani e kuptoj që një jetë është pak për t’ju kthyer sakrificat që keni bërë për mua, Natyrën dhe Denin. Jam më e lumtura dhe më me fat që zoti më zgjodhi të kem prindër të mrekullueshëm si ju. Urime 60 dhe 50, festofshit gjithmonë me shëndet sepse dashuria juaj nuk ju ka munguar kurrë dhe nuk do t’ju mungojë asnjëherë sepse ne do ju përcjellim gjithmonë duke ju mbytur me puthjet e përqafimet tona ❤️! Ju dua shumë më të shtrenjtit e mi! Nga e vogla Lita”, ka shkruar ajo.
Elita ka ndarë përherë momente të ndryshme me Gjikon dhe fëmijët e saj, ndaj dhe ky moment me prindërit ka marrë vëmendjen e ndjekësve. Sidomos tani që moderatorja është vetë nënë e pohon se i kupton më mirë sakrificat dhe dashurinë e tyre./revistawho.com









