Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu ka zgjedhur që ta kalojë fundjavën në qytetin historik të Krujës. Fotot e shkrepura nga revistawho.com sjellin një pamje tjetër të ambasadorit, i cili i veshur ‘casual’, nën shoqërinë e familjarëve të tij ka shëtitur dhe ka blerë suvenire dhe objekte artizanale. Lu është treguar i dashur me të gjithë shitësit vendas dhe ka i përshëndetur shqip të gjithë kalimtarët.