Ëngjëlli i Victoria’s Secret, Alessandra Ambrosio ka thënë se ka trup më të bukur tani që është bërë nënë. 32 vjeçarja nënë e dy fëmijëve thotë se trupi i saj është bërë më i bukur pas lindjes.
“Është e vërtetë që trupi ndryshon pas lindjes, por unë tani kam forma më të bukura sepse kujdesem në ushqim, bëj palestër që më parë nuk e bëja. Ne femrat braziliane nuk kemi fizik barbie, ne kemi trup me forma”, ka thënë Ambrosio.







