Papa Francisco do të bëjë publike një deklaratë përfundimtare të dy Këshillave të tij për familjet, që është një dokument të cilin 1.3 miliardë katolikë mezi e presin.
BBC shkruan se ky dokument do të japë në detaje mendimet e Papës për jetën familjare, martesën, kontraceptim dhe rritjen e fëmijëve, transmeton Gazeta Express.
Shumë njerëz shpresojnë se dy dokument do të hapë rrugë për kishën që të ofrojë lidhje shpirtërore për njerëzit e shkurorëzuar dhe të rimartuar më mirësjellje, diçka që konservatorët e kanë rezistuar. Dokumenti është pika kulmuese e një pune tri vjeçare e Papës. Papa iu kishte dërguar një pyetësor familjeve nëpër botë, për t’i pyetur për shpresat dhe frikën e tyre.
Pastaj, i ka mbledhur peshkopët dhe kardinalët në dy Këshille në Romë, ku i nxiti ata të debatojnë dhe madje të mos pajtohen rreth çështjeve të cilat e ndajnë kishin në shumë vende të botës.
Në mesin e çështjeve më përçarëse janë, ofrimi i përkrahjes për shkurorëzim dhe rimartesë, kontraceptim dhe trajtimi i homoseksualeve katolik.
Përderisa konservatorët nuk dëshirojnë që Papa ta ndryshojë mësimin fetar, liberalet shpresojnë së ai do t’i thotë kishës të tregojë një qasje më të mëshirshme për familjet të cilat nuk duan të pajtohen më idealin e tanishëm të kishës. Disa njerëz në kishë kanë bërë thirrje për masa të cilat lejojnë priftërinjtë apo peshkop të vendosin privatisht, në çdo rast ndaras, nëse një katolik është shkurorëzuar dhe rimartuar, të mund të pranohet përsëri plotësisht dhe pranojë vëllazëri në kishë.