Ditën e sotme, Renee ka festuar ditëlindjen e saj të gjashtë. Mami Nora ka ndarë disa pamje nga festa e vogëlushes, e cila sot ka marrë pamjen e një princesheje të vërtetë me fustanin rozë dhe xixat në fytyrë.
“Gëzuar ditëlindjen gjithçka e imja”, ka shkruar Nora, ndërsa pak më vonë ka zbuluar dhe pamjen e saj të ngjashme me stilin Kardashian. Pranë Renees këtë ditë është gjendur edhe gjyshja e saj, e cila ka festuar ditëlindjen e mbesës. Sakaq sytë janë katër, për të gjetur Robertin në këtë ditë speciale për të bijën./revistawho.com









