Disa punonjëse seksi kanë vendosur që të ndajnë disa nga historitë më të çuditshme që iu kanë ndodhur me klientë të ndryshëm. “Mirror” ka publikuar disa histori anonime të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku tregon se çfarë preferencash të çuditshme kanë disa persona të caktuar përkundrejt punonjësve të seksit. Një nga vajzat e seksit shkruan: “Një herë kam pasur si klient një djalë shumë të bukur dhe muskuloz, por ajo që ai dëshironte të bënim ishte që unë t’i kafshoja muskujt e krahut në mënyrë delikate”. “Kam bërë shpesh ‘shoë seksual’ nëpër kolegje”, shprehet një tjetër vajzë. Ndërkohë që një nga historitë më të çuditshme ishte ajo kur një klient i kishte kërkuar punonjëses së seksit që të shkonte në vaskën e tualetit së bashku me laptopin dhe të zhytej në ujë duke qëndruar aq sa mund ta mbante frymën. Ajo vepron siç djali i kërkon dhe pas 45 sekondash rezistencë në ujë, del nga vaska dhe shkon në dhomë por ndërkohë ai ishte larguar dhe arsyen e gjithë kësaj ajo nuk arriti ta kuptonte. “Një ditë kam takuar një djalë që ishte dentist. Ai më mori dhe më vendosi mbi tavolinën e klinikës së tij, më hoqi këpucët, mori një set me instrumentet dentare si dhe një furçë dhëmbësh elektronike dhe u bëri një ‘ekzaminim’ këmbëve të mija…për një orë të tërë”, shprehet vajza e radhës. Këto dëshira kanë çuditur mjaft persona dhe për shumë prej tyre ishin të padëgjuara më parë por nuk mbaronte këtu e gjitha, kishte ende histori të ralla. “Kam pasur një shoqe e cila ishte punonjëse seksi. Ajo më kishte treguar që kishte një klient të përhershëm i cili dëshironte gjithmonë të bënte vetëm të njëjtën gjë. E vendoste atë në një cep të murit, veshur vetëm me një palë çizme luftarake dhe i jepte të lexonte vargje nga ‘Uliksi’…”, tregon një komentues. (Panorama)