Edhe pse shpresuam shumë për performancën e Anxhelës e cila dha shpirtin në skenë dhe shkëlqeu në të dyja netët speciale, edhe këtë vit nuk arritëm të zëmë një pozicion të mirë në renditjen përfundimtare të ‘Eurovision 2021’. Malta ka qenë e vetmja që i dha 12 pikë Anxhelës ndërsa rezultati në pikë, në total për Shqipërinë është 57 pikë, nga të cilat publiku i ka dhënë vendit tonë 35 pikë.
Ndërsa fitues është shpallur Italia me përfaqësues grupin Maneskin me këngën Zitti e buoni./revistawho.com







