Jo më larg se dje Flori Mumajesi prezantoi projektin e ri muzikor në ‘Kënga Magjike’, i cili ishte një bashkëpunim me Klajdi Harunin i titulluar “E para”.
Fill pas këtij momenti, kantautori i shumë këngëve ka treguar me një postim në llogarinë e tij ndjesinë pasi kësaj here nuk mori një mesazh nga njeriu i tij më i shtrenjtë, mamaja e tij.
“Hera e parë që nuk më vjen mesazh nga ty. Nuk ka ditë që se vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty se më ka marrë malli me të mbajt erë në qafë, më ka marrë malli të puth, të prek, të më shkruash sapo më ke parë në tv e të më thuash si dola dhe pastaj të marr në tel dhe të flas me ty, ta dëgjoj zërin e të më thuash djali i mamit”, ka shkruar Flori shoqëruar me notat e këngës “Dhemb”.
Flori e humbi mamanë në muajin shkurt dhe që prej atij momenti nuk ka folur asnjëherë publikisht për humbjen e saj, megjithatë në ditë si këto, ai ka nxjerrë në rreshta gjithë çfarë ka dashur t’i thoshte njeriut më të shtrenjtë të tij./revistawho.com









