Papritur Landi Hysi na dha sot lajmin se është bërë baba për herë të parë. Me një postim në rrjete sociale, Landi u shfaq duke mbajtur në krahë vogëlushin dhe u shpreh i lumtur që Zoti i ka bërë këtë dhuratë.
“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit”, shkruante Landi.
Por kush është vajza që e ka bërë Landin baba? Këtë e ka zbuluar Miri i “West Side Family”, i cili e ka uruar Landin publikisht duke zbuluar partneren e tij dhe emrin që i kanë vendosur djalit.
“Mirë se erdhe në jetë Lukas. Babi Landi dhe mami Eva janë bekuar sot me ardhjen tënde. Lindi një yll i ri”-shkruan Miri.
Partnerja e Landit, Eva gjithashtu ka postuar në Facebook dy foto, në një prej të cilave shfaqet me Landin dhe shkruan: “Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”.
Eva është 33 vjeç dhe punon në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.