Moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë” në Tv Klan, ka njoftuar në llogarinë e saj të “Facebook” se sonte do të shfaqet biseda e saj me një transgjinore. Floriana ka shpërdarë njoftimin e plotë të bërë në faqen “Historia Ime” ku shkruhet se do të shpaloset jeta e Serafinës, një vajze transgjinore e cila duhet të jetojë me stigmën e të qenit ndryshe, dhe jeta e Gertit, një djali gej që i duhet të jetojë i fshehur për shkak të diskriminimit dhe frikës mos humbasë mbështetjen e më të dashurve. Floriana Garo, u shpreh për “Historia Ime” se ky emision ishte diçka që ajo e kishte menduar gjatë për ta realizuar. “Intervista me Gertin dhe Serafinën ishte emocionuese”, tha Garo, “u preka nga historitë e tyre dhe ndjeva se detyra ime është që t’i bëj zëra të tillë të zbehtë të dëgjohen më fort”.