I nxehti i madh ka ardhur dhe të gjithë po mundohemi të gjejmë mënyrat më të thjeshta për të ndjerë pak freski. Ka 3 gjëra, ama që të gjithë i bëjmë dhe në fakt na bëjnë të kemi më shumë vapë, ndaj mësoni të mos i bëni më nga ky moment.
Hapni dritaret gjatë ditës
Më e keqja që mund t’i bëni vetes gjatë ditëve të verës është që të mbani dritaret hapur kur jashtë është aq vapë sa nuk dilet. Dielli dhe nxehtësia e ajrit nga rrezatimi do e fusin të gjithë të ngrohtin brenda dhe ky është problemi kryesor që duam të shmangim. Mbyllini mirë dritaret kur dielli është në kulmin e tij dhe ruani freskinë e shtëpisë. Prisni mbrëmjen që të hapni dritaret dhe të ndjeni vërtetë freski.
Pini ujë dhe pije të ftohta
Kur pini ujë të ftohtë gjatë verës prisni që të ndjeni freski, por efekti është totalisht i kundërt. Trupi qetësohet dhe freskohet në fillim, por diferenca mes temperaturës së trupit dhe asaj të ambientit bëhet më e madhe duke detyruar trupin të prodhojë më shumë nxehtësi. Është më mirë të pini diçka të ngrohtë, ose të paktën në temperaturë ambienti.
Bëni dush të ftohtë
Kur bën dush të ftohtë ndihesh mirë vetëm sekondat e para. Sapo del nga banja je kthyer në gjendjen fillestare në mos më keq. Uji i ftohtë do rrisë temperaturën e trupit dhe do shkaktojë fenomenin e njohur si vasoconstriction. Përdorni ujë të vakët, as të nxehtë e as të ftohtë./revistawho.com