Selin dhe Demir ulen përballë njëri-tjetrit dhe më në fund sqarohen. Demir i tregon Selinës me detaje historinë e tij me Ejlylin dhe i shpreh dashurinë. Selin e ka të vështirë të falë Demirin. Ajo largohet nga shtëpia dhe fshihet në pyll. Demir kërkon Selinën dhe për pak rrezikon jetën. Selin shpëton Demirin. Ky i fundit i dhuron një puthje por ky gjest nuk e ngroh aspak Selinën. Ndërkohë edhe Burak me Ejlyl shkëmbejnë puthjen e tyre të parë. Demir përpiqet të afrohet sërish me Selinën dhe i kërkon falje. Selin e ka të vështirë pas kësaj ngjarje.