Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës? 01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj! 01/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

​Letra e Nexhmijes për Enverin 11 ditë pas vdekjes: O shpirt, o jeta ime e bukur, të shërbeva si komuniste! (FOTO)

11/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Një letër e rrallë e Nexhmije Hoxhës shkruar vetëm 11 ditë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Letra është shkruar të hënën e 22 prillit të vitit 1985 dhe është publikuar nga dritare.net.





Nga Nexhmije Hoxha*

Enver! O shpirt! O jeta ime e bukur! Sot mbushet java që ne u ndamë nga ty – nga trupi yt – përgjithmonë. Më doli gjumi në 3 pasmesnate me një ankth. Jeta më është bërë një torturë. Dita bosh pa ty, nata bosh. Jeta bosh, bosh, bosh! Kaq më mungon sa as nuk tregohet, as nuk shkruhet. Dhjetë ditë nga vdekja (sa fjalë e rëndë në gojë!), një javë nga varrimi (gjithashtu sa fjalë e rëndë!) më duken si një vit. S’ikën dita, s’ikën nata! Po mbushen afro 3 muaj që s’kam zënë penë me dorë, që lashë punë e zyrë. Nuk tu ndava as 5 minuta. Më mbeti dora në pulsin tënd. U bëra monitor i gjallë. Më kulluan sytë te gjoksi yt duke të matur frymëmarrjen tënde, herë të rënduar, herë të shpejtuar. U bëra që nga sekretare e deri sanitare, funksione e shërbime që unë i kryeja me gjithë shpirt, si shoqja jote e jetës dhe si komuniste. U mundova sa mundem t’i përgjigjem pasionit, etjes tënde për punë, duke të lexuar raporte ose informacione që të dërgonin shokët, ose që u kërkoje, duke transmetuar porositë e tua, kur ti e ndjeje veten dobët për të folur në telefon, duke të lexuar gazetat, lajmet e ATSH dhe radiogramet që ti nuk i le pa i ndjekur deri ditën e fundit të jetës. Lexonim e komentonim. Të ngulitej diçka në mendje, sidomos nga problemet politike, edhe kur ishe i sëmurë rëndë, thërrisje shokun Ramiz dhe jepje orientimet e nevojshme. Kështu për artikujt ose fjalimet e poshtra të titistëve; kështu kur dha dorëheqjen Karamanlisi dhe u bë shqetësuese gjendja në Greqi; kështu për marrëdhëniet e reja me Italinë; bisedimet për arin me anglezët në Paris etj….  E hënë


22 prill 1985

Tags: enver hoxhaleternexhmije
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!
Breaking News

Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj!

01/03/2026
Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!
Breaking News

Kate Moss rikthen skandalin që bëri histori 30 vjet më parë me tanga, në sfilatën e Gucci-t!

28/02/2026
Next Post
Çifti i njohur pranon lidhjen, poston foton e parë në rrjete sociale (FOTO)

Çifti i njohur pranon lidhjen, poston foton e parë në rrjete sociale (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera