Ndonëse prej kohësh janë zhvendosur në Zelandën e Re, Vesa Luma dhe Big Basta kanë treguar në forma të ndryshme se sa i merr malli për vendin e tyre.
Së fundmi dyshja ka realizuar një koncert mbrëmjen e kaluar, duke bërë bashkë gjithë shqipfolësit atje.
“Nata e djeshme ishte e mrekullueshme. Faleminderit të gjithë shqiptarëve, e realizuam, edhe në fund të botës. Faleminderit. Nata e parë që mblodhi të gjithë shqipfolësit në Zelandë. Nuk mund të isha më shumë krenare”, ka shkruar Vesa krah fotove me flamurin kuqezi dhe mirkofonin në duar.
View this post on Instagram
Pak ditë më parë dyshja ka treguar se do të vijnë në Shqipëri për të shijuar verën këtu, e teksa përgatiten për t’u rikthyer në vendin e tyre, duket se edhe në Zelandën e Re përpiqen të sjellin një pjesëz nga Shqipëria./revistawho.com








