Një moment nga emisioni ‘Top Arena’ ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve. Ka qenë përcaktimi i Antonelës, e cila e ka quajtur, Vin Velin ish- burrin e Bora Zemanit, që ka sjellë më pas dhe reagimin e këtij të fundit.
“Meqë kemi edhe ish-burrin e Bora Zemanit këtu në studio, i bën gjithmonë, pasi dihet edhe botërisht se ti je i fiksuar pas saj, por si ka mundësi që erdhe herën e parë dhe nuk më bëre kompliment, por as tani…”- iu drejtua ajo Spartak Ngjelës, ndërsa fjalën e kërkoi Vin Veli.
“Unë dhe avokati kemi një të përbashkët, se s’kemi qenë kurrë të martuar. Është një replikë për Antonelën”, u shpreh Vini për të sqaruar deklaratën.
Kujtojmë se disa ditë më parë, avokat Ngjela la një koment në llogarinë e Borës, duke i shprehur asaj publikisht konsideratën dhe vlerësimin që gëzon për dukjet e saj televizive./revistawho.com








