Seher bie në kurthin e Ozanit dhe shkon në shtëpinë e tij. Jaman ndërkohë hap kamerat e sigurisë dhe sheh se Ozan kishte përgatitur plan për të dalë si hero në shpëtimin e Jusufit. Jaman i dërgon mesazh Seherit të largohet nga Ozani menjëherë duke e paralajmëruar që ai është psikopat dhe ka tentuar të vrasë Jusufin. Ozan i merr telefonin Seherit dhe nuk e lë të komunikojë me Jamanin. Seher kupton se Ozan është i çmendur dhe tenton të largohet nga shtëpia e tij. Ajo nuk arrin të shpëtojë nga Ozan, i cili e lidh me zinxhirë. Jaman mëson rreth kamerës që Ozan ka vendosur në dhomën e Seherit dhe kupton që ajo është në rrezik. Ozan ndërkohë shtron darkë romantike për vete dhe Seherin.