Në muajin maj të vitit 2019, Loredana humbi babain e saj, një moment i vështirë ky gjatë të cilit ajo shkroi: “Faleminderit Baba që deri më sot ke bërë më të mirën për ne. Të dua dhe lutem për ty që të jesh mirë atje lart. Falenderoj njerëzit e mi që po më qëndrojnë pranë në këto ditë të vështira”.
Sakaq pas 2 vitesh, ndonëse nuk ka folur shpesh për humbjen e tij, ka zgjedhur ta kujtojë me gjeste e momente, njëjtë si në postimin e fundit.
Reperja ka publikuar një foto me të atin e pikturuar pas saj, shoqëruar me fjalët: “Unë dhe babi”.

Loredana ka vendosur ta mbajë kështu portretin e të atit në ambientet e shtëpisë dhe këtë pikturë të realizuar e ndau me të gjithë./revistawho.com








