Të gjithë shqetësohen për gjendjen shëndetësore të Jamanit. Ky i fundit arrin të shpëtojë dhe mjeku njofton familjen. Seher pret në spital për Jamanin por Ikbal e kthen në shtëpi. Kiraz bëhet xheloze për Aliun pasi ky i fundit shkëmben mesazhe në celular. Seher merr në shtëpi një çantë me gjërat e Jamanit dhe rikthehet në spital. Ndërkohë Jaman sheh në ëndërr sikur takohet me Seherin. Ai hap sytë dhe sërish në mendje i vjen vetëm Seher. Ikbal dhe Zuhal nuk e lejojnë Seherin të takojë Jamanin. Seher përmes një infermiereje i jep një letër Jamanit dhe i thotë se po e pret. Ali viziton Jamanin dhe i thotë se e kishin futur në kurth dhe ai është i pafajshëm.