Pas daljes së saj në “ CinemaCon” u vu re qartë se Megan Fox kishte shtuar bark dhe aktorja u detyrua ta pranojë faktin se është shtatzënë. Aktorja e famshme ka 8 muaj që është ndarë nga bashkëshorti i saj, Brian Austin Green dhe aludimet për atësinë e fëmijës ishin të shumta. Sipas një burimi të sigurt Brian është babai i fëmijës që Megan pret dhe mesa duket kjo ka qenë një shtatzëni e paparashikuar e për këtë arsye ata kanë shtyrë dhe divorcin.