Prej tre ditësh në media qarkullon lajmi se Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë Blerand Stavileci është ndarë nga gruaja. Flitet se politikani kosovar ka braktisur bashkëshorten dhe vajzën pasi ka rënë në dashuri me një modele. Po vetëm sot u zbulua emri i bukuroshes që i rrëmbeu zemrën. Ajo është modelja Diana Avdiu. Mediat kosovare raportojnë se burime pranë ministrit bëjnë me dije se ai është ndarë nga gruaja para disa kohësh, dhe lidhja e tij me Diana Avdiun nuk është një sekret pasi e dinë të gjithë. Ndërkohë nga protagonistët e situatës, e vetmja që ka dhënë një reagim ka qenë modelja seksi. “Mediat më kanë lodhë. Vetëm po shkruajnë gjëra në emrin tim pa më pyetur asnjëherë”, ka thënë ajo për “Express”.