Pas një sezoni të gjatë me serialin “Sen çal kapimi”, Hande Erçel dhe Kerem Bursin kanë nisur pushimet. Çifti ka zgjedhur t’i kalojnë pushimet në vendin e tyre në Turqi dhe Hande ka postuar disa foto ku shfaqet me bikini duke u relaksuar. Në galerinë e fotove ka marrë vëmendjen dhe një moment i saj me Keremin, ku shfaqen me duart e kapura me njëri-tjetrin.
Çifti ka zgjedhur një resort luksoz duke i shijuar kështu pushimet në privatësi dhe larg vëmendjes që do të merrnin në plazhe.
Kujtojmë që Hande dhe Kerem shfaqen nga e hëna në të premte me serialin e tyre në TV Klan që mban titullin “Dashuria është në ajër”.
View this post on Instagram