Ata që mezi presin të premten t’ia mbathin apo ata që mezi presin të flenë deri në 10? Udhëtime laps e letër apo “të dalë ku të dalë?”… Plazhi më “in” i jugut apo një qoshkë e fshehur për qejf të shpirtit? Bileta që të çojnë larg apo salloni i shtëpisë para tv? Edhe kështu, edhe ashtu. Sepse fundjavat e verës kanë tjetër shije. Zbuloni sot fundjavën verore të Lei Kraja…
Cili është mendimi i parë që të sjell e premtja verore?
Vetja e ulur buzëdetit me një puro, një gotë vere të bardhë, duke shijuar jetën.
A të duket sikur fundjavave të verës gjithë ‘Instagrami’ ikën në plazh kurse gjithë bota është në shtëpi?
Hahahhaha në fakt nuk e kontrolloj fare ‘Instagramin’ në fundjavë se kënaqem aq shumë sa nuk më shkon ndërmend.
A është opsion për fundjavën tënde “Zgjohu në 10, rri në divan fli prapë e mos dil nga shtëpia”?
E kam opsion, por nuk ndodh. Unë jam një gaforre e vërtetë dhe e adhuroj detin. Kështu, mendohem të shkoj afër ujit.
Plazh larg syve të botës apo në rreshtin e parë të resortit më të famshëm?
Larg syve të botës sigurisht. Maksimumi e përdorim celularin për të shkrepur një foto sa për kujtim dhe nuk e prekim më. (Tani një fundjavë na do qejfi dhe pak Bohemian)
Fundjava më e bukur e jetës tënde që të del edhe në ëndërr?
Fundjava më e bukur ka qenë para 3 vitesh në Romë më ka lënë një shije të bukur.
Po fundjava apo udhëtimi që do doje ta harroje?
Uff ka qenë një fundjavë në Bahamas para 4 vitesh (histori e gjatë).
Një fundjavë vere në plazh apo një dasmë të zhurmshme fisi?
Fundjavë në plazh relaks.
Bën plane të gjata e të detajuara apo destinacioni vendoset të premten pasdite në çastin e fundit?
Gjërat pa plane janë gjithmonë më të bukura.
A nuk shijojnë më shumë të shtunat e të dielat pa plan?
PO shumë.
Përshkruaje me një fjalë të dielën në darkë…
Darka e së dielës në plazh nuk përshkruhet me asnjë ndjesi./revistawho.com