Sezoni i ri televiziv do të mbërthejë shumë shpejt pas ekranit publikun, ndaj vëmendja jonë është tek zbulimi i sa më shumë detajeve e surprizave për formatet e reja.
Pak ditë më parë në revistën “Who” zbuluam se Fjodora Fjora do të jetë prezantuesja e pasdites në RTSH1, ndërsa sot ne kemi zbuluar më shumë rreth formatit dhe skuadrës me të cilën ajo do të vijë në këtë ekran.
Mariza Ikonomi për muzikën, Lei Kraja, imazhi i ri i sportit e RTSH1, Klajdi Gorica, një nga gazetarët më me përvojë të këtij televizioni, Santana Çomora, editore e modës në Living dhe imazhe të reja televizive do të jenë pjesë e përhershme e studios gjatë gjithë javës, ditë pas dite, krahas të ftuarëve, duke e bërë këtë emision të ndryshëm nga formatet e pasdites.
Ndërkohë që Iva Tiço, një tjetër gazetare me përvojë, nuk do të jetë në ekran, por pas kuintave, si kryeredaktore e programit./revistawho.com