Jaman i bën dhuratë Seherit një makinë dhe shoferin do ta ketë në dispozicion sa herë të ketë nevojë. Ikbal është e lumtur sepse plani po i shkon siç kishte menduar. Zuhal i jep Seherit një dokument për të firmosur. Bëhet fjalë për një kontratë martese. Seher ia çon dokumentin Jamanit i cili nuk dinte asgjë për një kontratë martese. Seher e ofenduar i thotë Jamanit se nëse nuk firmos ajo do heqë dorë nga martesa. Jaman firmos vetëm për hatër të Seherit. Ela vjen sërish në vilë dhe Seher bëhet xheloze kur e sheh atë shumë të afërt me Jamanin.