Që prej rikthimit të tyre, J.Lo dhe Ben Affleck kanë qenë përherë në kryefaqet e mediave rozë, për momentet intime, përkëdheljet, puthjet dhe raportin e shumëkomentuar.
Sakaq dyshja kanë bërë sot edhe daljen e parë publike në një tapet të kuq, që prej rikthimit, në festivalin e filmit në Venecia. J.Lo kishte veshur një fustan elegant të bardhë ndërsa Affleck kostumin e zi me një papjon vendosur. Buzëqeshjet e dyshes kanë mjaftuar që këto momente të bëjnë xhiron e rrjetit anembanë botës.
Kjo është shfaqja e parë e çiftit në tapetin e kuq pas 18 vitesh./revistawho.com