Do të jetë shikuesi i parë i serive të reja të “Game of Thrones”, dhe bëhet fjalë pikërisht për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.“Ai është lideri i botës së lirë. Kur presidenti të thotë dua të shoh episodet i pari, çfarë të ngelet të bësh?”- ka deklaruar David Benioff krijues i serialit. Barack Obama njeriu më i fuqishëm i Amerikës dhe jo vetëm, do të ketë mundësinë të shoh seritë e reja të serialit përpara se ato të dalin në transmetim në rrjetin amerikan HBO. Xhirimet e reja kanë filluar në korrik të 2015 dhe përfunduan në fund të këtij viti. Këtë herë xhirimet janë kryer në vende si Kroacia, Spanja, Malta dhe Irlanda. Ky është sezoni i gjashtë i “Game of Thrones” i cili përmban 10 episode.