Princ Harry dhe Meghan Markle shfaqen për herë të parë në kopertinën e një reviste dhe ‘Time’ arriti ta bëjë të mundur këtë. Së bashku me personazhe të tjetër që janë pjesë e listës së 100 njerëzve më me ndikim në botë. Sipas editorëve që kanë punuar gjatë për të realizuar këtë kopertinë, zgjedhja s’ka qenë fare e lehtë, por ata kanë marrë parasysh gjithë punën që ka bërë çifti, sidomos bamirësitë e shumta.
Meghan shfaqet e veshur me të bardha në kopertinë, ndërsa Harry me të zeza.
Pritet që kjo kopertinë të bëjë bujë, sidomos pas gjithë rrëmujës me lajmet për librat që do publikojnë.
Nga ana tjetër vlen të theksohet, se kopertina u publikua si surprizë ditëlindjeje, në përvjetorin e Princit që është sot./revistawho.com